E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Abbot takon Sadushin: Përpjekje maksimale në kuadër të mirë administrimit të drejtësisë

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Ambasadori Britanik në Tiranë Nicholas Abbott është takuar këtë të enjte, me kryetarin e Gjykatës së Lartë  Sokol Sadushi.

Gjatë takimit Sadushi nënvizoi vullnetin për të punuar së bashku për të zhvilluar marrëdhëniet të ndërsjella në fushën e gjyqësorit.

“Rikonfirmojmë vullnetin tonë për të bërë përpjekjet maksimale në kuadër të mirë administrimit të drejtësisë si edhe për të punuar së bashku për të zhvilluar marrëdhëniet tona të ndërsjella në fushën e gjyqësorit. Pavarësisht ndryshimeve që mund të kenë dy sistemet gjyqësore, ne duhet të përqendrohemi tek pikat tona të përbashkëta”.- tha Sadushi.

Ambasadori Britanik e siguroi Sadushin se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar do të vijojë të jetë e pranishme dhe e shpeshtë në të ardhmen, duke theksuar se nga ana e tyre ka një interes real profesional për të bashkëpunuar.

“Në këtë partneritet do të ecim bashkë dhe si të barabartë”, është shprehur Abott.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›