E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

MM: Brezat e rinj, prioritet për Forcat e Armatosura

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Brezat e rinj janë prioritet për Forcat e Armatosura.

Sot në Garnizonin e Drenovës në Korçë, Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut zhvilloi një ditë të hapur me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kole Koçi” nga Pogradeci dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” nga Korça, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Për nxënësit u ekspozuan armatimi dhe pajisje të tjera ushtarake, ndërsa grupi i zjarrfikësve zhvilloi një leksion tregues mbi përballimin e emergjencave civile.

Kjo ngjarje shërben për të afruar brezin e ri me misionin dhe rolin e Forcave të Armatosura në shërbim të vendit.

1 nga 5

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›