Abdikimi i Mbretereshes Beatrix
Kryeministri hollandez Mark Rut ka lavdëruar mbretëreshën Beatriks, pasi kjo e fundit deklaroi se do të abdikonte nga froni.
Mbretëresha hollandeze Beatriks, e cila ka mbushur 75 vjec, deklaroi se froi tashmë i përkiste djalit të saj Princ Uillem Aleksandër. Kurorëzimi do të ndodhë në 30 prill.
Rut ka lavdëruar përkushtimin dhe devotshmërinë e mbretëreshës në momentet e vështira për vendin.
"Të gjithë ata që kanë takuar mbretëreshën do të jenë dakord që ajo arrin te njerëzit dhe i ndihmon ata. Ajo ka lënë përshtypje të mira dhe në vizitat jashët vendit. Duke bërë këtë ajo u kthye në një ikonë për vendin tonë.
Mbretëresha Beatriks e cila mbetet shumë popullore u bë monarkja e gjashtë e Shtëpisë Portokalli në vitin 1980 pas abdikimit të nënës së saj Mbretëreshës Juliana që mbajti fronin pr 31 vjet.
Mbretëresha u trondit emocionalisht kur djali tjetër i saj princi Johan pati një aksident duke bërë ski, dhe ndodhet ende në koma.
Ndërsa Uillem-Aleksandër, 45 vjec, është martuar me princeshën Maksima Zorrigueta dhe ka tre fëmijë. Një monarki kushtetuese, Hollanda ka reduktuar përfshirjen e Mbretërisë në politikë.