E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komentet e partnerit te Gillard

Partneri i kryeministres australiane, Tim Mathieson, ka shkaktuar ragime për shkak të shakasë së tij mbi analizat për prostatën.
Mathieson, i cili është një figurë popullor në Australi, ëshët gjithashtu dhe Ambasadori për shëndetin e burrave, dhe pikërisht për këtë arsye po jepte këshilla për prostatën
"Duhet të shkoni të bëni atë analizë që asnjë nga ne nuk e ka me qejf”-tha Tim Mathieson
Dhe më pas shakaja që u konsiderua e tepruar:
"Ndoshta po të kërkoni një mjeke aziatike do ta përballonit më mirë.
Turma qeshi, por jo kryeministrja.
"Mënyra e renditjes së fjalëve ndoshta nuk ishte e duhur. Kërkoj falje nëse kam ofenduar dikë me atë që thashë.
Edhe kryeministrja ka reaguar.
"Mendoj se kishte mundësi ti zgjidhte shumë më mirë fjalët, por ai kërkoi falje për këtë”-thotë Gillard.
Gillard ka këmbëngulur se partneri i saj ka bërë një punë të mirë për të sensibilizuar opininin publik për rrezikun e sëmundjes së prostatës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›