E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abdikon mbreti Albert II i Belgjikës

Mbreti belg Albert II ka abdikuar duke i lënë fronin djalit të tij, Filip. Në një fjalim të shtunën, monarku  79 vjeç, kërkoi belgëve  të mbështesindjalin e tij 53 vjeçar. Ai gjithashtu theksoi se dëshira e tij ishte një  Belgjikë  e bashkuar.

Ngjitja e Filipit në fron vjen në një  moment të vështirë për vendin me zgjedhjet e planifikuara për vitin e ardhshëm në një ambient të vështirë politik.

Mbreti mjaft popullor Albert i dytë  sipas analistëve është i lodhur jo vetëm për shkak të moshës së tij  79 vjeç, dhe problemeve shëndetësore, por edhe  për shkak se vitet e fundit të krizës politike, janë përshkruar nga përpjekjet e panumërta për të formuar një qeveri.

Albert II fitoi zemrat e njërzve me përpjekjet e tij të vazhdueshme për të mbajtur të bashkuar vendin. Por për mbretin e shtatë të Belgjikës  rruga përpara premton të jetë  e vështirë edhe sepse separatistët flamandë kanë forcuar  ndjeshëm pushtetin  në zgjedhjet e fundit.

Belgjika ka një monarki kushtetuese në të cilën mbreti luan një rol kryesisht ceremonial. Një prej detyrave të  monarkut të bëjë  përpjekje  për të zgjidhur krizat kushtetuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›