E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Greuvski nuk komenton letrën e Samaras

Kryeministri  maqedonas Nikolla Gruevski nuk ka komentuar  etrën e homologut të tij grek Antonis  Samaras pasi sipas tij ka vend për keqinterpretime.

Gruevski tha se të gjithë tani e kuptojnë  situatën,  edhe pa komente. Sipas tij qeveria e Maqedonisë do të vazhdoj me përpjekjet për vendosjen e dialogut me palën greke, pasi pa këtë element nuk mund të arrihet tek zgjidhja e çështjes së emrit.

“Mendoj se është më mirë të mos e komentoj për arsye se çfarëdo që të them, ne sërish do të bëhemi fajtor… opinioni le ta gjykoj. Çdo komentim imi mund të jetë shkas për sulme të reja dhe akuza apo nxjerrje nga kontesti.  Ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjeke  për  dialog. Lufta jonë tani nuk është zgjidhja, ajo është fillimisht për dialog e më pas për zgjidhje, pasi për të ardhur deri te zgjidhja nevojitet dialog”, tha kryeministri maqedonas  Nikolla Gruevski.

Kryeministri grek Andonis Samaras refuzoi propozimin e Gruevskit për takim si dhe nismën e tij për ngritjen e nivelit të bisedimeve. Sipas Samarasit nuk është Greqia që po bllokon integrimin e Maqedonisë por një gjë të tillë po e bën BE për shkak të progresit të ulët me reformat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›