E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abdiu: Komisionet hetimore parlamentare, kanë dështuar

Të gjitha komisionet hetimore parlamentare kanë dështuar. Asnjë nuk ka kryer hetime dhe nuk ka nxjerrë perfundime të sakta. Kështu ka deklaruar Fehmi Abdiu, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Gjyqësore dhe Kushtetuese në një takim ku është dikutuar për komisionit dhe vlerën e tyre.
 

Ndër të tjera, Abdiu ka vënë theksin se komisionet janë kthyer në një luftë mes dy partive të mëdha PS dhe PD, ndërkohë që ato janë një mjet i rëndësishëm për ushtrimin e kontrollit parlamentar.
 

Ndërkohë në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm edhe juristë të njohur, si konstucinalisti Njazi Jaho, ish- kryetari Gjykatës Thimio Kondi, ish- kryeprokurori Theodhori Sollaku si dhe deputet i PS, Fatmir Xhafa.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›