E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sherr mes dy të rinjve, 1 i plagosur

Një person është plagosur me thikë mesditën e sotme në kryeqytet pas një sherri me një bashkëmoshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë ku si pasojë e një sherri banal mes dy të rinjve është plagosur Ermal Gjini.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin ushtarak ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur kërkimet për kapjen e autorit si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjajes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›