Abdiu: Komisionet hetimore, të motivuara politikisht
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu e ka cilësuar ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare si të motivuara politikisht.
Duke folur në tryezën për komisionet hetimore parlamentare, e organizuar nga konstitucionalistët, ish-kreu i Kushtetueses theksoi se pas vitit 1991 janë krijuar 91 komisione hetimore të cilat sipas tij janë ngritur për të luftuar kundërshtarin politik.
Duke i cilësuar vendimet e komisioneve hetimore parlamentare si të njëanshme, Abdiu theksoi se ato nuk kanë dhënë asnjëherë prova Prokurorisë për hetime.