E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kelli: Palët të angazhohen për zgjedhjet e 8 majit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara pranë misonit amerikan në Organizatën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, Ian Kelli, i ka kërkuar të gjitha palëve në Shqipëri që të angazhohen për prosesin zgjedhor të 8 majit.
 

“Zgjedhjet e 8 majit, janë një forum i ligjshëm për diskutimin dhe efektin e ndryshimeve politike. Shtetet e Bashkuara, krahas ODIHR-it do të vazhdojnë të ndjekin përgatitjet për zgjedhjet dhe janë gati të ndihmojnë për të siguruar një proces të lirë, të drejtë dhe të besueshëm, tha ambasadori Kelli.
 

Duke iu referuar situatës politike në Shqipëri ambasadori Kelli theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë janë shprehur me një zë në mesazhet dërguar qeverisë shqiptare dhe Partisë Socialiste, si dhe popullit shqiptar.
 

“Të gjithë duhet t`i përmbahen kushtetutës, të zbatojnë ligjin, të respektojnë institucionet e pavarura dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe plotësisht në procesin zgjedhor” theksoi Kelli.

Ai gjithashtu duke iu referuar ngjarjeve të 21 janarit theksoi se komuniteti ndërkombëtar ka punuar intensivisht me të dy palët për një atmosferë që t`i shërbejë dialogut normal politik,. “Provokimet, përfshirë edhe retorikën e ashpër, nuk u shërbejnë interesave të Shqipërisë, theksoi ai.

Ai gjithashtu theksoi se hetimet e Prokurorisë së Përgjithëshme për ngjarjet e 21 janarit duhet të jenë në gjithëanëshme, të thella dhe të besueshme.

“Shtetet e Bashkuara, tha ambasador Kelli, i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare dhe Partisë Socialiste të shprehin publikisht mbështetjen për autoritetin e Prokurores së Përgjithëshme për të kryer hetime të paanshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›