Abdul al-Raheem al-Qeeb, kryeministër i përkohshëm i Libisë

Inxhinieri i elektronikës, Abdel Raheem Al- Qeeb, nga Tripoli, u zgjodh nga 51 anëtarët e Këshillit dhe do përzgjedhë kabinetin qeverisës në ditët në vijim.
Qeveria e re do drejtojë Libinë në ditët në vijim dhe do hapë rrugën për zgjedhjet e reja parlamentare.
Detyrat e kësaj qeverie do jenë të vështira, për shkak se duhet të realizojë pajtimin mes palëve në konflikt, por duhet të parandalojë gjithashtu që armët e rënda të mos bien në duart e terroristëve.
Një rezolutë e përgatitur nga Rusia dhe e miratuar unanimisht nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, kërkon që të shkatërrohen armët kimike të kohës së diktatorit Muammar Gaddafi.
Ndërkohë, në këto momente të vështira, fotoreporterët e huaj kanë kapur një moment kur mbi gjykatën e Bengazit është parë duke u valëvitur flamuri i Al Qaedas.
Nga Bengazi nisi revolucioni në Libi dhe kjo godinë është përdorur nga rebelët për të krijuar qeverinë e përkohshme, por edhe si qendër për mediat.