Abdulah Gul mbetet president i Turqisë

Gjykata Kushtetuese e Turqisë e hodhi poshtë kërkesën e opozitës për dhënien fund të funksionit president për Abdulah Gul në muajin gusht, me çfarë u largua kërcënimi para ambicieve presidenciale të kryeministrit Rexhep Taip Erdogan, kumtoi një përfaqësues i Gjykatës.
Gjykata solli aktvendim në dobi të ligjit të mbështetur nga ana e Qeverisë, i cili u votua nga parlamenti në janar të këtij viti.
Ai parashikon që Gul ta përfundojë mandatin shtatëvjeçar, i cili skadon në vitin 2014, kur pritet që Erdogan të kandidohet për shef të shtetit, por pasi që të vendoste formë presidenciale të menaxhimit me ndryshimet kushtetuese, me çfarë do të zëvendësohej sistemi i tanishëm parlamentar, të kryesuar nga kryeministër.
Kundërshtarët e një sistemi të tillë druajnë se kjo edhe më shumë do ta përforcojë dominimin e Erdoganit mbi Turqinë pa Parlament.