E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca e G20 kërkon nga BE masa deçizive për krizën

Presidenca e G20, takim që do të zhvillohet në Meksikë kërkon që vendet europiane të marin masa decisive ndaj problemeve fianciare dhe atyre të bilanceve, që kanë përfshirë këto vende dhe po prekin edhe ekonominë botërore. Kështu lexohet në deklaratën e publikuar në rrjetin social Tëitter, nga presidenca e samitit që do të nisë në Kaliforninë e ulët. Ndërkaq mijëra njerëz janë grumbulluar në qendrën historike të Mexico City-t, për të protestuar kundër samitit të G20-ës, i cili nis të hënën në Los Cabos. Një nga protestuesit tha se ai mori pjesë në këtë tubim për të protestuar ndaj politikave ekonomike botërore dhe G20-ës. Më herët është raportuar se një pjesë e mirë e vëmendjes së presidentit Barak Obama në takimin ekonomik të G20 javën tjetër në Meksikë, mund të përqendrohet në përpjekjet për zgjidhjen e problemeve monetare që ka Europa. Në takim marrin pjesë përfaqësues nga ekonomitë kryesore të botës. Administrata e presidentit Obama shpreson që europianët në takim të shpallin masa ndaj krizës bankare dhe të borxheve. Ata shpresojnë se plani do të përfshijë më pak masa shtrenguese dhe më shumë përpjekje për të nxitur rritjen dhe stabilizimin e sistemit financiar europian. Europa është partneri më i madh tregtar i Amerikës, dhe dështimi i rëmëkëmbjes ekonomike mund të shkaktojë probleme për ekonominë amerikane, çka do të minonte rizgjedhjen e Obamës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›