E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abidal dy javë jashtë fushe

Barcelona ka zbuluar në faqen zyrtare se Eric Abidal do të jetë për të paktën 10 ditë jashtë fushe për shkak të një dëmtimi.

32-vjeçari u rikthye te Barca me ankesa fizike, pasi kishte luajtur 90 minuta të plota në fitoren 2-1 të Francës ndaj Gjermanisë.

Abidal iu është nënshtruar ekzaminimeve të enjten, të cilat zbuluan një lëndim të lehtë në ije që do ta lërë atë jashtë fushe për po thuajse dy javë.

Kjo do të thotë se francezi do të mungojë në ndeshjen e La Liga kundër Sporting Gijon dhe Racing Santander, ndërsa po ashtu mund të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, kundër Bayer Leverkusen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›