Hamdi Salihi vazhdon te mrekulloje Ameriken

Hamdi Salihi konfirmon impaktin e jashtëzakonshëm në futbollin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar edhe golin e dytë me DC Junajtid, në fitoren 3-1 që skuadra nga Uashingtoni ka arritur përballë Çarlston Bateri.
Me këtë fitore, DC Junajtid i mjaftuan vetëm dy ndeshje për të triumfuar në turneun “Carolina Challenge Cup”, ndërsa më parë ata kishin mposhtur Çikago Fajër, pikërisht me rrjetën e Salihit.
Kjo ishte hera e tretë radhazi që skuadra e Uashingtonit fiton aktivitetin, ndërsa trofeu ka një shije të veçantë për Salihin që e nis aventurën në mënyrën më të suksesshme të mundshme, me gola dhe kupë.
Në ndeshjen kundër Çarlston, “bomberi” kuqezi u aktivizua si zëvendësues në të 70-ën, megjithatë, atij i mjaftuan vetëm 17 minuta në fushë për ta dërguar topin në rrjetë, pas një aksioni fantastic të Volf.
Kjo ishte rrjeta e dytë në dy ndeshje me DC Junajtid për Salihin, që është shprehur mjaft I kënaqur për paraqitjen, duke nënvijëzuar se “realizimi i golave është detyra e tij, ndërsa ai po ambientohet gjithmonë e më tepër me skuadrën, ndërsa ekipi vazhdon të përmirësohet përpara startit të sezonit të ri”.