E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abidal firmos me Monaco

Eric Abidal është futbollisti i ri i Monacos. Klubi i pasur francez, që deri tani ka blerë Joao Moutinho, James Rodrigues, Falcao, Carvalho dhe Toulalan, zyrtarizoi marrëveshjen me ish-lojtarin e Barcelonës.

Mbrojtësi i majtë ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me klubin ku është rritur, para se në vitin 2002 të transferohej tek Lille. Abidal spikati në radhët e Lionit deri në vitin 2007 para se të kalonte në Spanjë. Me Barcelonën, Eric Abidal ka luajtur 6 sezone dhe ka fituar 2 Champions, 4 kampionate, 2 Kupa Mbreti, 2 Superkupa Europe, 3 Superkupa Spanje dhe 2 Botërorë Klubesh. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›