E Diel, 1 Nëntor 2026

Abissnet Superiore në RTSH: Flamurtari merr një fitore të çmuar në Rrogozhinë, Ramirez ndëshkon Egnatian

Flamurtari ka marrë një fitore të çmuar në Rrogozhinë përballë vendasve të Egnatias. Vlonjatët fitojnë 1-0 në “Egnatia Arena”, falë një goli të shënuar nga Ramirez në pjesën e parë.

Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar. vendasit nisin më mirë lojën dhe i afrohen golit të avantazhit me Bakajokon dhe Jahajën, por pa arritur që të mposhtin portierin Aleksovski.

Vlonjatët mbrohen mirë dhe me një kundërsulm të shpejt ndëshkojnë rrogozhinasit me Ramirez, që shënon golin e avantazhit.

Egnatia mundohet të reagojë në pjesën e dytë, por nuk arrin që të ndryshojë fatin e kësaj sfide. Mbyllet 1-0 për Flamurarin sfida në “Egnatia Arena”.

Vlonjatët ngjiten në kuotën e 13 pikëve dhe pas këtij suksesi rrisin ndjeshëm shanset për mbijetesë, ndërsa Egnatia zhgënjen në shtëpi dhe mbetet në kuotën e 25 pikëve. Flamurtari merr fitoren e parë sezonale në transfertë, ndërsa Egnatia pëson humbjen e parë në shtëpi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›