E Hënë, 2 Nëntor 2026

Abissnet Superiore në RTSH/ Formacioni i javës, dominon Tirana dhe AF Elbasani

Derbi kryeqytetit Tirana–Partizani uli siparin e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 3-0, ndërsa këtë javë fituan edhe AF Elbasani, Skënderbeu dhe Bylis. Vetëm një ndeshje u mbyll në barazim, Dinamo City–Teuta 1-1.

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 33-të. Në portë është gardiani i Teutës, Elton Vata.

Në krahët e mbrojtjes janë dy futbollistët e AF Elbasanit, Bledar Lila dhe Klevis Kasa. Ndërsa qendra e mbrojtjes është e përbërë nga Elvis Prençi (Skënderbeu) dhe Mahamadou Dembélé (Tirana).

Në mesfushë janë Baton Zabërgja (Dinamo City), Xhoeli Macolli (Teuta) dhe Victor Da Silva (Bylis). Në krahët e sulmit janë Ëalid Jarmouni (Tirana) dhe Blaise Tsague (AF Elbasani). Ndërsa në majën e sulmit është Bismark Charles (Skënderbeu).

Trajneri më i mirë i javës është tekniku i Tiranës, Blendi Shkëmbi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›