E Diel, 1 Nëntor 2026

Abissnet Superiore në RTSH/ Laçi ndal vrullin e Skënderbeut

Pas dy fitoreve radhazi në kampionat, Skënderbeu ndalet në shtëpi nga Laçi në një barazim 1-1, në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit Abissnet Superiore, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 2.

Korçarët zhbllokojnë ndeshjen me Lagonidis dhe mbyllin pjesën e parë në avantazh 1-0. Kurbinasit reagojnë në pjesën e dytë dhe barazojnë shifrat me Traore.

Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja kampet, rezultati nuk ndryshon në minutat e mbetura. Mbyllet në barazim 1-1 sfida në Korçë me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë. Skënderbeu ngjitet në kuotën e 10 pikëve në klasifikim, ndërsa Laçi shkon në 11 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›