E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Andi Hadroj prezantohet te Vllaznia

Tashmë është zyrtare: Andi Hadroj është një lojtar i Vllaznisë. Ish-lojtari i Partizanit rikthehet në Abissnet Superiore, pas një aventure në Ukrainë.

27-vjeçari ishte një lojtar i lirë dhe zgjodhi që të luajë për kuqeblutë për pjesën e mbetur të sezonit.

“KF Vllaznia mirëpret Andi Hadrojn, i cili bashkohet me skuadrën për të na ndihmuar në sfidat që kemi përpara. Mirë se erdhe, Andi!”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›