Abissnet Superiore në RTSH/ Murataj: Vllaznia do tri pikët përballë Partizanit

Vllaznia sfidon nesër në Tiranë, Partizanin në një ndeshje, e cila pritet që të jetë mjaft e luftuar.
Në vigjilje të kësaj përballjeje përballë gazetarëve doli Edon Murataj, i cili pranoi vështirësinë e transfertës për skuadrën e tij, e cila do të jetë pa trajnerin Edi Martini.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, jemi të motivuar dhe synojmë tri pikët për të vazhduar ecurinë pozitive. Kemi pushuar pak, jemi stërvitur dhe jemi përgatitur për ndeshjen e nesërme me Partizanin”, tha Murataj.
Mes të tjerash futbollisti pranoi se mungesa e teknikut nuk është e lehtë për tu pranuar.