Abissnet Superiore në RTSH, Partizani me Gegën gjen edhe fitoren

Rikthimi i Skënder Gegës në stolin e Partizanit i dha një tjetër peshë takimit me Laçin.
Në stadiumin “Arena e Demave” ndeshja ishte mjaft e luftuar pasi të dy skuadrave u duhej vetëm fitorja. Partizani për të nisur një kurs të ri me trajnerin e njohur ndërsa Laçi për të mbajtur larg hijet e Kategorisë së Parë.
Heroi i ndeshjes ishte Eleke, i cili shënoi me fat pasi dërgoi topin në portë pasi ushtroi presion mbi portierin, i cili largoi keq topin.
Falë këtij triumfi Partizani ndodhet në vendin e katërt me 7 pikë më tepër se Elbasani, që përballet nesër me Tiranën. Laçi mbetet në krizë me trajnerin Françesko Moriero. Aktualisht mban vendin e parafundit në renditjen e Superiores.