FA Cup, Siti ende në garë për një trofe, vendos rekord të ri në kompeticion

Mançester Siti i Guardiolës është ende në garë për një trofe pasi ka mundur sot Burnemuthin duke shkuar në gjysëmfinale të FA Cup. Falë golave të Haland (49’) dhe Marmush (63’) skuadra e Sitit ka vendosur një rekord tëë ri për kometicionin duke siguruar për të shtatin vit radhazi pjesëmarrjen mes katër më të mirave.
Së bashku me Sitin për finalen e madhe luajnë edhe Kristal Palas, Notingham Forest dhe Aston Vila. Përveç Sitit, e cila e ka fituar trofeun shpesh herë në sezonet e fundit Notingham Forest në 1959 dhe Aston Vila në 1957 kanë provuar gëzimin e një suksesi të tillë.