E Diel, 1 Nëntor 2026

Abissnet Superiore në RTSH/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 16-të

Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 16-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, si dhe trajnerin më të mirë. Edlir Tetova i Egnatias është shpallur trajneri më i mirë i skuadrës me rreshtimin 4-3-3.

Në portë është Mario Dajsinani i Egnatias. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Basilio Ndong (Tirana), Blerim Kotobelli (Teuta), Aurel Marku (Bylis) dhe Albion Marku (Partizani).

Në mesfushë janë përzgjedhur Sherif Kallaku (Vllaznia), Ermal Meta (Tirana) dhe Isi Manellari (AF Elbasani). Treshja e sulmit përbëhet nga Alessandro Albanese (Egnatia), Xhuliano Skuka (Partizani) dhe Zé Gomes (AF Elbasani).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›