E Diel, 1 Nëntor 2026

Abissnet Superiore në RTSH/ Zgjidhet formacioni më i mirë i javës, dominojnë Egnatia dhe Teuta

Trajnerët e ekipeve Kombëtare në FSHF kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 13-të të kampionatit, si dhe trajnerin më të mirë. Dominojnë Egnatia dhe Teuta, e para me 3 lojtarë në këtë formacion, kurse e dyta me dy lojtarë dhe trajnerin më të mirë.

Rreshtimi i përzgjedhur është 1-4-2-3-1 dhe fillon me Mario Dajsinanin e Egnatias në portë. Në mbrojtje janë zgjedhur Fabjan Përndreca i Bylisit, Altin Bytyçi i Partizanit, Sigitas Olberkis i Elbasanit dhe Todor Todoroski i Flamurtarit.

Xhoele Maçolli i Teutës dhe Albano Aleksi i Egnatias janë dy lojtarët e vendosur para mbrojtjes. Më përpara në mesfushë janë Eridon Qardaku i Dinamos, Irgi Kasalla i Vorës dhe David Fadario i Teutës, në mbështetje të sulmuesit Soumaila Bakayoko të Egnatias.

Enkeleid Dobi i Teutës është përzgjedhur këtë herë si trajneri më i mirë, pas fitores së rëndësishme të skuadrës durrsake në Shkodër ndaj Vllaznisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›