Botërori 2026/ Ambasada Amerikane “mirëpret” tifozët shqiptarë: Të përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Ambasada Amerikane në Shqipëri ka inkurajuar tifozët shqiptarë që të aplikojnë për viza me rastin e zhvillimit të Kupës së Botës në Shtetet e Bashkauara të Amerikës verën e ardhshme.
“Shtetet e Bashkuara po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për sportdashësit ndërkombëtarë që janë të interesuar të vijnë në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës FIFA 26, dhe jemi plotësisht të përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve. Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për viza amerikane të aplikojnë tani”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.