E Diel, 1 Nëntor 2026

Abkhazia kërcënon me sulm anijet gjeorgjiane

Kërcënimi vjen direkt nga presidenti i rajonit separatist, Serghiei Bagapsh. "I dhashë një urdhër marinës për të shkatërruar të gjitha anijet gjeorgjiane që do të kalojnë kufirin detar të Abkhazisë. Ky hap u mor për shkak të veprimeve pirate të kohëve të fundit nga Gjeorgjia", deklaroi Bagapsh për agjencinë ruse “Interfax”.
     
"Dua të theksojë se kjo çështje përfshin vetëm marinën abkhaze. Për të zgjidhur një problem të tillë nuk janë dhe nuk do të përfshihen forcat detare ruse", shtoi ai.
     
Ditë më parë nisi një polemikë ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë, pasi Moska deklaroi se do të shoqëronte të gjitha anijet e huaja që ishin drejtuar për në Abkhazi, duke kundërshtuar kështu haptazi vendimet e Tbilisit për të bllokuar çdo anije që do të shkonte në rajonin separatist. Gjeorgjia e përshkroi iniciativën ruse si një akt piraterie dhe ritheksoi sovranitetin e saj mbi ujërat e Abkhazisë në Detin e Zi.
     
Rreth një vit më parë Moska njohu pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë së jugut pas luftës me Gjeorgjinë në gusht të vitit 2008.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›