E Diel, 1 Nëntor 2026

Beja do të drejtojë seancën e parë të Kuvendit

Beja, 61-vjeç do të çel siparin e seancës nga ku do të betohen deputetët e rinj. Beja do të drejtojë këtë seancë, vetëm nëse Partia Socialiste do të bojkotojë Kuvendin, pasi në radhët e saj është një tjetër deputet në moshë, Ethem Ruka, 63-vjeç.

Kryeministri Berisha, i cili mbush 65-vjeç më 15 tetor ka deklaruar se nuk do të jetë moderatori i kësaj seance. “E di se në bazë të rregullores më takon një ofiq i tillë, por do të respektoj deri në fund ndarjen e pushteteve, prandaj kjo do t’i takojë një deputeti tjetër”, - u shpreh Berisha gjatë një konference shtypi dy ditë më parë.

Drejtuesi i seancës së parë, do kërkojë deputetëve të pranishëm të betohen sipas formulës së betimit dhe do të  kërkojë nga palët në parlament të propozojnë emrin e ri të kryetarit të Kuvendit. Ndërkohë, në sallë do të jetë edhe kreu i shtetit Bamir Topi, si dhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë. Ende nuk dihet se PS-ja përfundimisht do të marrë pjesë në seancat parlamentare.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›