Abonete te vlefshme pa kartonin shoqerues
Abonetë vazhdojnë të ngatërrojnë qytetarët e Tiranës. Është apo nuk është e miratuar nga Bashkia, ka apo nuk ka ngjyrën e duhur, cili është kartoni I duhur për linjat e ndryshme të kryeqytetit. Këto mosmarrëveshje midis operatorëve të transportit qytetas kanë ndodhur edhe për kartonin që duhet të shoqërojë abonenë e muajit nëntor. Por Bashkia e Tiranës ka nxjerrë një urdhër që e shpall të pavlefshëm kartonin duke lënë në fuqi vetëm biletën e abonesë.
“Prej datës 29 tetor Bashkia e Tiranës mori një vendim që ia drejtoi të gjithë operatërove ku ishte qartësisht e shkruar që për abonetë e vlefshme të muajit nëntor nuk është më e nevojshme të shoqërohet me kartonin e shoqatës së transportit qytetas.
Në mënyrë eksplicite në urdhrin e administratorit të Bashkisë ishte shkruar që "ne nuk do të njohim më kartonin, por vetëm biletën e abonesë " e cila është një letër me vlerë racionale që shpërndahet nga drejtoria e tatimeve sipas urdhrit të Bashkisë.
Ky urdhër është i vlefshëm për të gjitha abonetë që shërbejnë në transportin urban qytetas.”
Ky është një problem i përsëritur pasi në fillim të muajit korrik të këtij viti u hodh në treg një abone e pa miratuar nga Bashkia e Tiranes. Aboneja e operatoreve Alba Trans dhe Ferlut ishte e vlefshme vetëm në disa linja të transportit urban duke shkaktuar konfuzion te qytetarët. Por Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Transportit Qytetas vendosën që ta njohin këtë abone vetëm për muajin korrik me qëllim mos penalizimin e qytetarëve që kishin shpenzuar para.
Edhe këtë herë Bashkia ndërhyn përsëri me vendimin që thjeshtëzon praktikën e shërbimit të transportit publik në qytetin e Tiranës dhe eleminon presionet që operatorët ndërmerrnin ndaj njëri-tjetrit.
Theksoj edhe një herë që për të qarkulluar në qytetin e Tiranës, mjafton të kesh vetëm biletën e abonesë mujore e cila ka dhe afatin e përdorimit dhe muajin që i përket. Nuk është më i rëndësishëm kartoni që e shoqëron atë.
Tashmë të gjithë përdoruesit e aboneve të mos shqetësohen më për kartonin sepse vetëm bileta e abonesë është e vlefshme.