Reshjet permiresojne situaten hidrike ne vend

Reshjet e rëna në orët e fundit pa ndërprerje kanë përmirësuar situatën hidrike në hidrocentrale. Sipas të dhënave zyrtare të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, niveli i liqenit të Fierzës është rritur dhe aktualisht ka arritur në 260. 5 metër, kurse prurjet ujore llogariten, 300 metër kub për sekondë. Të gjithë agregatët në këtë hidrocentral janë të fikur dhe nuk po prodhohet energji, me qëllim që të grumbullohen rezerva ujore për stinën e dimrit.
Ndërkaq, në hidrocentralin e Komanit punojnë dy agregatë dhe niveli ka arritur në 174.5 metër, ndërsa prurjet anësore janë rreth 300 metër kub për sekondë. Hidrocentrali i Vaut të Dejës punon me kapacitet të plotë.
Aktualisht konsumi ditor i energjisë elektrike është rritur me 1 mln kilovat ore, për shkak të uljes së temperaturave dhe llogaritet të jetë 18.5 mln kilovat/orë. Një pjesë e kësaj energjie, konkretisht 7.7 mln kË/h, importohet nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, kurse CEZ shpërndarje kryen zero import të energjisë. Një pjesë energjisë po prodhohet edhe nga hidrocentralet e vegjel, si privat ashtu edhe shtetëror, që varen nga KESH. Operatori I Sistemit te Transmetimit bën të ditur se linjat e transmetimit janë të gjitha të takuara. Ekipi teknik është në gatishëmri të plotë për ccdo rast përkeqësimi në kushte të rënda atmosferike, me qëllim që të bëjnë riparim të menjhershëm, nëse do të ketë defekte në linjat e transmetimit.
TE DHENAT HIDRIKE
Fierza 260.5 m
Prurjet 300 m3/sek
Agregatët e stakuar
Koman 174.5 metra
Prurjet 300m3/sek
Punojnë dy agregatë
Konsumi ditor 18.5 mln kw/h
Importohet nga KESH 7.7 mln kw/h