E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abortet, Tavo: Nga janari jo ne gjithe klinikat private

Ministria e Shendetesise ka nisur te rishikoje edhe nje here licencat per te gjitha klinikat private te cilat kryejne vizita dhe aborte ne vendin tone. Keshtu, sipas vendimit me te fundit te marre nga ky institucion jo te gjitha klinikat private do te mund te kryejne aborte ne 2013. Ministri i Shendetesise, Vangjel Tavo shprehet se vetem pak klinika do te licencohen per te kryer kete nderhyrje sipas ligjit. Kjo mase shtrenguese vjen si pasoje e abuzimit me ligjin per nderprerjen e vullnetshme te shtatzenise dhe rritje e numrit te aborteve selektive per shkak te seksit. “Tashme nga ana e Ministrise se Shendetesise po behet nje evidentim i te gjitha licencave qe jane dhene per keto klinika te cilat kane te drejten e nderhyrjeve invazive, per nderprerjen e shtatzenive. Nga janari, numri i klinikave te licencuara do te jete shume i vogel ne krahasim me numrin aktual te klinikave qe jane ne treg dhe qe kryejne aborte” ka nenvizuar Tavo. Sipas tij, kjo pritet qe te sjelle edhe minimizim te rasteve te aborteve ose mosekzistim te tij. Sipas Tavos, do te jete janari i ketij viti ai qe vendos per licencimin e klinikave dhe kjo gje do te sjelle minimizimin apo zhdukjen e fenomenit. Nga ana tjeter, specialiste te obsetri – gjinekologjise jane te mendimit, se aborti nuk duhet lejuar ne klinikat private. “Ne menyre kategorike duhet te ndalohen abortet ne klinika private. Ne shtet gjerat jande shume here me te mbikeqyrura dhe veprimi behet ne syte e shume personave, gje qe nuk lejon mundesi per abuzime ne qofte se ndokujt i shkon ne mendje” ka theksuar Halim Kosova , mjek gjinekolog njehere edhe drejtor i maternitetit “Mbreteresha Geraldine”. Por per te me e rendesishme eshte frenim i disa medikamenteve te cilet tregtohen edhe ne farmaci te cilat sherbejne per nderprerjet e shtatzenive. “Pervec nderhyrjeve kirurgjikale, ka edhe medikamente ne treg, te cilat per mendimin tim, shiten shume lirshem. Ne qofte se eshte nje medikament, qe ne rastin konkret ne mund ta quajme vrases, atehere ai duhet te jete ne nje mbikeqyrje shume rigoroze nga instancat shteterore. Zgjidhja do te ishte rrenjosja ne koken e prindit qe ti ke te besh me jeten e nje femije” ka theksuar Kosova, i cili del kunder aborteve dhe sidomos atyre selektive. Nje studim i Zyres per Popullsine ne Kombet e Bashkuara parashikon se aborti selektiv do ta cojne shoqerine shqiptare drejt nje dominance mashkullore pas 20 vjetesh. Aktualisht sipas tij, per 100 femra, lindin 112 meshkuj. Edhe regjistrimi i fundit i popullsise tregon qe popullsia nen 5 vjec eshte 110.2 meshkuj per 100 femra. Ekspertet e ngrene me shqetesim nje gje te tille duke nxjerre si shkak kryesor perzgjedhjen selektive te seksit te bebeve, duke preferuar meshkujt e duke abortuar bebet vajza. Nese do te vazhdohet me keto ritme, pritet qe ne 20 vitet e ardhshme te kemi mbi 11 per qind meshkuj me shume se femra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›