E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertet: Oferta te favorshme per HEC-et, privatizim i suksesshem Eglantina Nasi

Procesi i privatizimit te kater hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2, Ulez dhe Shkopet, ka per te qene me siguri i suksesshem. Kjo pasi ofertat financiare te paraqitura per blerjen e ketyre veprave te rendesishme te sektorit tone energjetik, gjate tenderit te dy diteve me pare, rezultojne te jene mjaft terheqese dhe me interes. Keshtu e kane komentuar kete proces, dy ekspertet e njohur te ekonomise shqiptare, Sherefedin Shehu dhe Selami Xhepa. Gjate nje prononcimi te posacem per “KJ” rreth ecurise se tij, ata kane konkluduar se referuar ofertave te paraqitura, patjeter qe shitja e kater veprave te lartpermendura energjetike ka per te qene nje sukses i radhes ne fushen e privatizimeve ne vend. “Procesi shkon pertej parashikimeve sipas mendimit tim. Sepse numri i madh i konkurruesve qe moren pjese ne tender dhe ofertat shume terheqese qe ata paraqiten, por ne te njejten kohe edhe gjeografia e tyre, tregon se Shqiperia eshte bere nje vend terheqes per investimet e medha strategjike”, tha konkretisht eksperti Shehu. Ne te njejten kohe, edhe deputet i Partise Demokratike, por i njohur edhe si ish-zv/minister i Financave, ai nuk ngurroi te shprehe gjithashtu dhe optimizmin e tij se “perfundimi i ketij procesi privatizimi, ka per te qene i suksesshem”. Nderkaq, ai iu referua edhe krahasueshmerise se parashikimit te vleres financiare te ketyre objekteve nga ana e qeverise dhe asaj qe ofruan konkurrentet ne gare, duke pohuar se kjo e fundit ishte madje me e larte se e para. “Ne lidhje me parashikimin qe ka bere qeveria rreth te ardhurave te ketij procesi, duhet ditur se ato i bejne konsulentet dhe ato ne fakt jane vetem orientuese. Por ofertat e paraqitura kane qene me te larta ne fakt, sesa parashikimet e qeverise rreth te ardhurave te ketij privatizimi”, cilesoi mes te tjerash, Shehu. Kurse deputeti tjeter i Partise Demokratike, Selami Xhepa, ne kuadrin e ketij privatizimi, ka shtuar se ky eshte ne fakt, nje moment i rendesishem per financat e vendit dhe te buxhetit te shtetit ne teresi. “Mendoj se ofertat e paraqitura kane qene interesante. Dhe se shumat e paraqitura prej konkurrenteve, perkonin ne menyre realiste me kapacitetet energjetike qe ofrojne keto kater hidrocentrale”, theksoi ai. Ndersa nuk ka denjuar te permende as faktin tjeter, se ofertuesi me i madh financiar ne kete tender, kompania “Kurum”, eshte i njohur per tregun tone energjetik. “Duke patur parasysh faktin qe Kurum eshte nje konsumator i madh i energjise, nje privatizim i tille mund te shihet si me leverdi”, perfundoi ai. Kujtojme nderkaq, se per blerjen e hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2, Ulez dhe Shkopet, kane qene shtate ofertues te cilet shfaqen interesin e tyre. Te ndare perkatesisht ne dy shoqeri, per hidrocentralet e pare, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, mesohet se u ofruan kompanite “Georgian American Alloys, Inc”, “Energolinija LLC”, “Consortium:- TRE SPA- Italy Novapower- Camuna Idroelecttricha”, “Calik Enerji”, “Kurum International Sh.A”, “ERPA Investment” dhe “Agna Consortium”, me ofertat e tyre financiare respektivisht ne vlerat prej 30.3 milione euro, 44.8 milione euro, 27.5 milione euro, 19.3 milione euro, 52 milione euro, 35.1 milione euro dhe 37.1 milione euro. Kurse per shoqerine e dyte, te formuar nga hidrocentralet e Ulzes dhe Shkopetit, ofertuesit kane qene perkatesisht “Georgian American Alloys, Inc” me 26.5 milione euro, “Energolinija LLC” me 31.8 milione euro dhe “Calik Enerji” me 15.8 milione euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›