E Diel, 1 Nëntor 2026

Abramoviç: Kosova, të përgatitet për negociata politike me Serbinë

Kosova duhet të përgatitet për negociata të mundshme politike me Serbinë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kështu është shprehur ish-diplomati i njohur amerikan Morton Abramoviç në një intervistë për "Zërin e Amerikës" për qëndrimin e Kosovës pas vendimit të GJND-së. Sipas tij pasi GJND-ja të japë opinionin për Kosovën, serbët mund të shtrojnë mundësinë e diskutimit të fatit të komunave serbe në veri të Kosovës.
Eksperti dhe ish-diplomati i njohur amerikan gjithashtu ka theksuar se Kosova dhe Perëndimi duhet të jenë të përgatitur për hapat që duhet të ndërmerren pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Sipas tij Ambasadori një nga skenarët me të cilat mund të përballet Kosova, mund të jenë negociatat politike të propozuara nga serbët me mundësinë e diskutimit të fatit të rajoneve serbe të veriut.
"Unë mendoj se ka ardhur koha që Kosova të marrë gjërat në dorë vetë dhe për dy vjet, unë besoj se perëndimi duhet të largohet që atje, të vazhdojë të japë ndihmën teknike që i duhet qeverisë së Kosovës. Kështu Kosova duhet të bëjë gabimet e veta dhe të mos bëjë përgjegjëse për çdo gjë Perëndimin" theksoi më tej Abramoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›