Spiunët, Putin: Arrestimet të mos ndikojnë raportet SHBA-Rusi
Vladimir Putin është shprehur i shqetësuar për arrestimin e 10 shtetasve rusë të akuzuar për spiunazh.
Ai ka theksuar se arrestimet e agjentëve rusë në SHBA nuk do t'i dëmtojnë marëdhëniet mes dy vendeve.
"Unë po shoh se policia juaj ka arrestuar disa njerëz, por mendoj se kjo është puna e tyre. Unë besoj se trendi pozitiv që kemi parë të zhvillohet në marrëdhëniet tona dypalëshe, nuk do të dëmtohet nga ngjarjet e sotme", ka thënë Putin, gjatë takimit me ish-presidentin amerikan, Bill Klinton.
"Policia ka humbur kontrollin dhe po fut njerëz në burg", është shprehur Putin.
Zyra Federeale e Hetimeve, FBI, ka arrestuar 10 persona nën akuzat se kanë qenë agjentë sekretë të shërbimit rus të zbulimit.
Qëllimi i të arrestuarve ishte depërtimi në qarqet e ligjvënësve amerikanë. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve.