E Enjte, 5 Nëntor 2026

Abramoviç ëndërronte… Arsenalin

Roman Abramovich e bleu Chelsean, aksidentalisht. Kështu mund të përkufizohet operacioni që coi në transferimin e aksioneve të klubit londinez në duart e manjatit rus, i cili ndrysnoi përfundmisht historinë e bluve të Londrës. Rreth 2 dekada më parë, biznesmeni i mbështetur nga Vladimir Putin ishte në kërkim të një klubi anglez dhe objektivi i parë dhe i vetëm i tij ishte Arsenali.

Sipas “The Sun”, historia mund të kishte marrë drejtim tjetër nëse ai do të finalizonte marrëveshjen me “Topçinjtë” dhe në këtë rast do të ishin tifozët e skuadrës tjetër londineze që sot mund të gëzonin për sukseset e rëndësishme të dekadës së fundit. Në vitin 2003, Abramovich u kërkoi ekspertëve të bankës UBS të bënin një vlerësim ekonomik të klubeve londineze dhe kërkimi të conte vetëm te një klub, Arsenali që për fatin e keq të tifozëve nuk ishte në shitje.

Pasi këmbënguli gjatë me oferta të majme në adresë të pronarëve aktualë, Abramovich u dorëzua dhe pranoi të pronësonte Chelsean. Në një libër të pubolikuar kohët e fundit në lidhje me këtë ngjarje, ish-zv/presidenti i Arsenalit, David Dein thekson se Abramovuich duhej ta kishte rritur ofertën por një gjë të tillë nuk e bëri.

Në sezonin 2003-2004, Arsenali hyri në historinë e futbollit britanik pasi fitoi titullin e fundit dhe këtë e arriti në një sezon ku nuk rregjistroi asnjë humbje. Pasi hoqi dorë nga “Topcinjtë”, Abramovich mori drejtimin e Chelseat klub me të cilin ka fituar 2 UEFA Champions League, po kaq Europa League dhe 5 tituj Premier League.

Një detaj interesant është edhe ai që e lidh emrin e Abramovjch me klubin tjetër të madh të Londrës, Tottenham por pasi nisi bi9sedimet me drejtuesit ai e braktisi idenë pasi nuk i pëlqente aspak zona ku ishte vendosur stadiumi “Ëhite Hart Lane”.  “Është më keq se Omsk, qyeteza industrial në Siberi”, u tha Roman këshilltarëve të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›