E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rindërtimi, gati edhe gjimnazi “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Krujë

Shkolla e Mesme “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Krujë, tashmë është gati për të hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit.Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ambientet e rindërtuara të kësaj shkolle.“Përfundoi edhe gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, një tjetër shkollë e re e bllokut të objekteve arsimore që financohen nga Bashkimi Europian”, thekson Rama.

Shkolla e Mesme “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Krujë është shumë herë më e fortë, më e sigurt dhe me të gjitha kushtet arsimore që duhen për një proces arsimor me cilësi.

Kjo shkollë ka tashmë klasa të reja, laboratorë, sallën e IT, hapësira komunitare, bibliotekë, palestër e rinovuar, dy shkallë emergjence, sistem ngrohje dhe kamerash.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›