"Absurd koalicioni i PBDNJ me PS, ne kishim force te kandidonim dhe vetem"
Prefekti i Qarkut te Gjirokastres dhe njekohesisht kryetari i deges se PBDNJ-se dhe OMONIA-s per Gjirokastren, Spiro Ksera ka pohuar dje se ne zgjedhjet parlamentare te qershorit, nuk do te kandidoje per deputet nen siglen e PBDNJ-shit dhe OMONIA-s per Qarkun e Gjirokastres. Deklarata e Kseres vjen si kunderpergjigje e levizjes me te fundit te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, e cila i eshte bashkangjitur koalicionit "Bashkim per Ndryshim" dhe Partise Socialiste. Nderkohe perpara disa ditesh, Spiro Ksera ishte votuar nga Keshilli i Pergjithshem i OMONIA-s si kandidat per deputet ne Qarkun e Gjirokastres. Deklarata e Kseres, eshte bere pas nje mbledhje urgjente te degeve te OMONIA-s ne Gjirokaster, kryetareve te komunave te minoritetit, te zgjedhurve ne pushtetin vendor, ne kete zone etj. "Nga marreveshja qe diktohet nga Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, une do te marr vendimin tim qe te mos jem kandidat nga PBDNJ ne zgjedhjet parlamentare te qershorit", ka pohuar mes te tjerash Ksera. "Une, -ka vijuar Ksera- respektoj vendimin e kryesise se OMONIA-s i cili ishte nje vendim qe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut te kandidonte e vetme ne zgjedhjet e qershorit". "Forca elektorale e kesaj partie eshte ne dy qarqet ku jeton minoriteti etnik grek ne Qarkun e Vlores dhe Gjirokastres, meqe fuqia reale eshte aty, ishte absurde qe PBDNJ te firmoste koalicionin me te majten kur ne kishim forcat tona per te kandiduar te vetem dhe te perfaqesoheshim", eshte shprehur Ksera. Ne lidhje me kandidimin e tij nen siglen e partive te djathta ne Qarkun e Gjirokastres dhe kryesisht si pjese e listes se Partise Demokratike, Ksera eshte shprehur se "28 qershori eshte larg, ne kemi dy -tre dite akoma per kandidaturat. Nuk do te thote qe, une ngaqe hezitova te jem kandidat i PBDNJ-shit mos jem kandidat i ndonje force tjeter politike. Jemi ende ne negociata, kete element do te ma rekomandojne strukturat partiake dhe mbeshtetesit e mi, ka pohuar Ksera duke vijuar se, "ju e dini dhe e shikoni qe Spiro Ksera ka qene ne zhvillimet politike i pranueshem ne gjithe Qarkun e Gjirokastres, e pate edhe perfaqesimin sot mes miqve dhe gjithe te zgjedhurve lokale ne minoritet, qe ishin ne mbeshtetjen time, une do te shoh mundesine qe te jem i perfaqesuar ne parlamentin e ardhshem". B. Kore