Absurdi i rikthimit në socializëm!
Kur çdo gjë në këtë vend po i shkon privatit; nga pyjet, rrugët, hidrocentralet, lumenjtë, madje edhe deti, që po shiten ose po zaptohen, e vetmja pasuri që çuditërisht po mbahet fort nga shteti, mbetet sporti, me sa duket!? Kjo përforcohet edhe nga një lajm i këtyre ditëve që bënte fjalë për një buxhet prej qindra miliona lekësh që Bashkia e Shkodrës do të investonte për klubin e futbollit Vllaznia gjatë sezonit të ri. Para ca muajsh, një gjë e tillë, madje në shuma më të mëdha qindra milionëshe, u njoftua edhe nga Bashkia e Tiranës për klubin e futbollit, tashmë pronë e saj (nënkupto e shtetit - si në socializëm); po kështu Bashkia e Vlorës, që s’do t’ia dijë për asnjë privat, ka kaq vite që investon nga buxheti i saj për “Flamurtarin”, për të mos folur për klubet e tjera, deri në kategoritë inferiore, ku edhe pse ka përpjekje për të ndjekur rrugën kapitaliste, në të cilën vendi është futur prej kohësh, megjithatë, edhe këtu socializmi ngre kokë, siç po ndodh këto ditë në Kamëz, ku Bashkia përkatëse pengon privatin, për ta marrë vetë nën sqetull çdo gjë që ka të bëjë me të ardhmen e skuadrës së futbollit. E gjithë kjo duket si një rikthim tek sistemi i kaluar socialist, të cilin politika e sotme gjithfarëshe, ndoshta me të drejtë vazhdon ta anatemojë, duke u rrekur që ta bëjë kapitalizmin pjesë reale dhe ekzistente të ekonomisë sonë, por në fakt, ajo që po ngjet me sportin shqiptar, qoftë duke cituar vetëm shembujt e mësipërm, duket si një absurd, i pangjashëm me ndonjë vend tjetër!
I mbetur thjesht si një simbol, pa asnjë pasuri kombëtare, shteti ynë tani mbanë në staturën e thatuar skeletike vetëm sportin, si një apendesit, duke ia bërë më të vështirë jetën atij, por edhe vetes. E kam bërë gjithnjë pyetjen, ende pa përgjigje se, kur më në fund do të shohim që një klub futbolli tek ne të privatizohet, për ta bërë një gjë të tillë pastaj i gjithë sporti? Duke mos qenë në gjendje që të bëj një analizë të mirëfilltë të administrimit ekonomik të sporti aktual, e veçanërisht të futbollit, ku edhe është drejtuar më shumë vëmendja e opinionit, megjithatë, nga ajo që shihet, nuk mund të mos çuditesh e të revoltohesh nga mbrapshtia e gjithë këtij organizimi dëmprurës e pa asnjë rezultat që e përshkon tërë veprimtarinë e tij. Pa dyshim duhet të jemi vendi i vetëm në botë ku ekzistojnë dy federata për një sport, dhe ku shteti në vend që t’i thotë sikterr të dyjave, përkundrazi vazhdon të mbajë njërën prej tyre, duke i financuar kot më së koti e për çdo vit!? Absurdi bëhet më i veçantë kur, sikur të mos mjaftonin këto federata, të tjera fantazma si këto shtohen, duke u regjistruar nëpër ministri e drejtori të shumta ku vegjetojnë zyrtarë të panumërt që gjithashtu paguhen nëpërmjet buxhetit të këtij shteti gjithnjë e më të varfër. Po kështu, jemi i vetmi vend në botë, ku shteti i shërben një Komiteti Olimpik Kombëtar që nuk ka një president të tij, por në mënyrën më të padrejtë drejtohet prej 20 vjetësh nga i njëjti njeri, me emërtimin “sekretar”, i cili si detyrë të vetme deri tani ka pasur caktimin njëherë në katër vjet të flamurmbajtësit tonë nëpër Lojërat Olimpike, siç bëri edhe këtë herë për Londër 2012, ku këtë here na ndriti dopingu!!! Si mund t’i përgjigjen shtetit të tyre që i mbanë nën sqetull dhe i ushqen me para’ të gjithë këta “drejtues” të cilët veçse trashin qafën dhe mbushin për çdo ditë xhepat e tyre me lloj - lloj marifetesh, duke mos u merakosur aspak për paraqitjen e këtij sporti që përbën një pjesë të identitetit tonë kombëtar? Shihni ku është bota. Nuk e kam fjalën për superfuqi si Amerika e Majkëll Felpsit që u kthye në legjendë në mbrëmjen e kësaj të premteje në Londër kur fitoi të 20-ën medalje nëpër Olimpiadat ku ka marrë pjesë; as për Kinën e medalisteve 15-vjeçare që po habisin njerëzimin me shfaqjen e tyre të pabesueshme te nivelit spektakolar, por për vende si ne që edhe pse vijnë nga e njëjta rrugë e lindjes nën diktaturë, kanë ditur që të ruajnë traditën e sporteve të tyre të suksesshëm, si p.sh Rumania e të famshmes së dikurshme Nadia Komaneshi, që me një brez të ri në këto Lojëra fitoi përsëri medalje në gjimnastikë; apo shtete të tjerë, edhe më të vegjël se ne, madje krejt të panjohur, si Mauricius, përfaqësuesja e së cilës arriti ta eliminojë xhudisten tonë, të vetmen pretendente që mendonim se kishim!? Në vend që të investonte nëpër klasat sportive, që i kishim aq të suksesshme dikur dhe ku dilnin talente si Donald Suxho-atëherë kampion me ekipin e tij korçar, por që prej tri Olimpiadash vazhdon të jetë lojtar titullar dhe përcaktues i përfaqësueses amerikane të volejbollit për meshkuj, shteti ynë kapitalist, përkundrazi, vazhdon të ushqejë sipas sistemit socialist këtë sport parazit, që dështimin e ka kthyer në një mënyrë jetese!
(er.nu/GSH/BalkanWeb)