Abu Dhabi GP, Vettel: E fundit me Ferrarin, një garë speciale

“Duket si një garë e vështirë, por do të jetë e fundit me Ferrarin dhe mezi po pres ta garoj. Do të jetë e veçantë sidomos për garazhin tim, unë jam shumë afër tyre sepse do të jetë e fundit për ne së bashku”. Sebastian Vettel komenton kualifikimin për Çmimin e Madh të Abu Dhabi të planifikuar për nesër në Yas Marina.
Piloti gjerman, duke folur për Sky Sport, tregoi emocionet e tij pas vendit të trembëdhjetë dhe tashmë po projekton veten në garën e cila do të jetë e fundit me ekipin e Maranello: “Unë u përmirësova në krahasim me përpjekjet e mëparshme, por më pak nga sa prisja. Isha mjaft i kënaqur me kualifikimin tim, por kur u përpoqa të shkoja më shpejt nuk mund të bëja më mire”, përfundoi Vettel.