E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lewandowski shpëton Bayern-in, 1-1 me Union Berlin

Një ndalesë e papritur për Bayern në Bundesligë. Formacioni i drejtuar nga trajneri Flick nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e luajtur në fushën e Union Berlin. Skuadra vendase kaloi e para në avantazh me anë të Promel, që në minutën e 4-ët të takimit.

Gjithsesi, bavarezët arritën të barazojnë në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 67-të me anë të të përhershmit, Lewandowski, duke marrë një pikë në këtë sfidë.

Me këtë rezultat, bavarezët mbeten përsëri në vendin e parë, por me pikë të barabarta me Leipzig(24 pikë). Ndërkohë, skuadra e kryeqytetit, aktualisht është e vendosur në vendin e gjashtë me 17 pikë të grumbulluara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›