Abu Mazen: Falënderojmë SHBA për mbështetjen e tyre për shtetin e Palestinës

Falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e tyre për krijimin e shtetit të Palestinës, deklaroi presidenti palestinez, Abu Mazen, i cituar nga media, në fund të një bisede të gjatë në Ramallah me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
“Shpresojmë që për palestinezët të arrihet një zgjidhje e drejtë dhe globale bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, shtoi Mazen.
Nga ana e tij, Blinken siguroi se SHBA kundërshton “veprimet e njëanshme që mund të dëmtojnë perspektivat për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” në Lindjen e Mesme.
Blinken theksoi se dënon çdo formë të shkatërrimit të shtëpive, të aneksimit të territoreve, të nxitjes për dhunë ose kompensim për individët që kryejnë akte terrori./ANSA