E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abu Mazen rikonfirmohet si lider i Fatahut

Kongresi i partisë së themeluar nga Jaser Arafat zgjodhi me shumicë votash presidentin aktual të Autoritetit Kombëtar Palestinez, duke qenë se në garë nuk kishte konkurrentë të tjerë.

Ndërkohë, Fatahu e shtyu përsëri sot zgjedhjen e një kryesie të re, e cila mendohet t'i japë nxitje partisë laike që po zhvillon që nga dita e martë kongresin e saj të parë brenda 20 vjetëve.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›