Abuzim me token, ish-zyrtaret ne burg
Durres - Abuzimi me me shume se 24 mije m2 toke, ka bere qe policia te leshoje kater urdher-arreste, ndaj nje ish-kryetari komune si dhe tre vartesve te tij. Diten e djeshme Policia e Durresit tha se, eshte shpallur ne kerkim ish-kryetari i komunes se Gjepalaj Fatmir Elezi, nderkohe qe tre ish-zyrtare te ketij institucioni jane arrestuar gjate operacionit "Prona e shkolles". Prangosjet jane bere pasi ne date 28 maj 2008, policia ka nisur nje procedimin penal lidhur me nje siperfaqe toke ne komunen Gjepalaj, qe dyshohej te ishte perfituar ne menyre te padrejte nga ish-kryetari i komunes Gjepalaj, Fatmir Elezi. Por mungesa e kesaj toke, ka bere qe te mos ngrihej nje shkolle ne kete fshat. Pas disa muaj hetimesh policia tha se u arrit ne perfundimin, se toka eshte perfituar ne menyre te padrejte.
Arrestimet
Urdher-arrestet jane leshuar nga prokuroria dhe gjykata i ka miratuar. Sipas policise, bazuar ne provat ligjore te grumbulluara Gjykata e Durresit, dy dite me pare ka percaktuar masen e sigurimit "arrest ne burg" ne ngarkim te te dyshuarve. Pas kesaj, policia nuk ka mundur te arrestoje Fatmir Elezin, 54 vjec, banues ne lagjen numer 17, Durres, me arsim te larte, ish-kryetar i komunes Gjepalaj. Ai eshte shpallur ne kerkim. Nderkohe qe jane arrestuar Lulzim Voci, 55 vjec, banues ne Gjepalaj, me arsim te larte, agronom prane komunes Gjepalaj, Durres. Bashkim Shahini, 56 vjec, banues ne komunen Gjepalaj, ish-sekretar i komunes Gjepalaj dhe Kurt Kecit,56 vjec, banues ne Shijak, ish-teknik ndertimi ne komunen Gjepalaj", tha policia e qytetit bregdetar. Gjate operacionit te koduar "Prona e shkolles", eshte bere i mundur ndalimi i tre nga kater personat e sipercituar e konkretisht Lulezim Voci, Bashkim Shahini dhe Kurt Keci.
Hetimet
Hetimet e deritanishme te kryera nen drejtimin e Prokurorise se Durresit kane vertetuar dyshime te bazuara mbi perfitimin e nje siperfaqe prej 24.867 m2 truall ne afersi te shkolles se fshatit Gjepalaj. Toka ishte pervetesuar, nga kryetari i komunes Gjepalaj Fatmir Elezi, ( per periudhen 2000-2005), i cili kete siperfaqe e ka shfrytezuar per ngritjen e nje aktiviteti materialesh ndertimi. Perfitimi i kesaj siperfaqe trualli eshte bere prej tij duke shfrytezuar detyren e tij si dhe i mbeshtetur nga Lulezim Voci, Bashkim Shahini e Kurt Keci, te cilet ne ate periudhe kryenin detyrat e agronomit, sekretarit dhe teknikut te ndertimit te komunes.
Marrja e tokes, la pa ndertuar shkollen
Keta te katert ne bashkepunim me njeri-tjetrin, dyshohet se kane falsifikuar nje sere dokumentesh per perfitimin e tokes, si vendimin e Keshillit te Komunes si dhe te dhenat e formulareve te plotesuar ne te cilet nuk kane pasqyruar realisht siperfaqet e trojeve te objekteve shteterore qe do te kalonin ne administrim te komunes. Nepermjet veprimeve te mesiperme Fatmir Elezi eshte bere pengese edhe per ndertimin e shkolles se re 9-vjecare te fshatit Gjepalaj.
Nen akuze
Fatmir Elezi, 54 vjec, banues ne lagjen numer 17, Durres, me arsim te larte, ish-kryetar i komunes Gjepalaj
Lulzim Voci, 55 vjec, banues ne Gjepalaj, me arsim te larte, agronom prane komunes
Bashkim Shahini, 56 vjec, banues ne komunen Gjepalaj, ish-sekretar i komunes Gjepalaj
Kurt Kecit,56 vjec, banues ne Shijak, ish-teknik ndertimi ne komunen Gjepalaj