E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimet ne hetim shefi i kombinatit

BERAT - Ndjekje penale per ish-shefin e repartit 101 ne Kombinatin Mekanik te Policanit per shperdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Burime nga prokuroria e rrethit bene te ditur se Ardian Keli i cili ka qene njeherazi edhe magazinier ne kete kombinat ka abuzuar me detyren duke i shkaktuar shtetit nje humbje prej 550 mije lekesh. Hetimi nisi per 30 tone qymyr qe ndodheshin perpara repartit 101. Keshilli drejtues i kombinatit me vendim Nr. 29 kishte vendosur qe kjo sasi qymyri te magazinohej ne kete repart dhe te perdorej ne interes te saj. Ne kete periudhe Keli ishte shef i ketij sektori por edhe magazinier. Pas nje riorganizimi te strukturave te kesaj ndermarrjeje ne vend te tij emerohet nje tjeter person. shte pikerisht ky i fundit ai qe konstatoi edhe abuzimet e paraardhesit e tij. Ai konstatoi se sasia e qymyrit ne repart mungonte. Menjehere pasi zbuloi zhdukjen e 30 toneve qymyr zevendesi i tij sinjalizoi drejtuesit e administrates e keta te fundit vune ne dijeni organin e akuzes. Kryeprokurori i Beratit Xhemal Saliaj u shpreh dje se pas sinjalizimit te dhene grupi i hetimit nisi menjehere punen per te zbuluar shkeljet e kryera dhe zhdukjen e nje sasie qymyri prej 30 tonesh. Nga hetimet e kryera rezultoi se edhe fletorja ku ishin mbajtur nga nje komision ne shenim thaset e qymyrit ishte zhdukur. Hetimoret kane bllokuar te gjitha faturat te cilat jane konstatuar si dublim qe nuk kane perputhje me njera-tjetren. Burime nga grupi hetimor bene te ditur se nje flete-dalje ajo nr. 301 e dates 23 mars 2009 nuk ishte depozituar ne finance ndersa me pas sasia e lendes dyshohet se eshte shitur. Nga akt-ekspertizat e kryera ka rezultuar se Adrian Keli ka nenshkruar edhe ne emer te personave te tjere. d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›