E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqize spitali gjysme dite pa uje

BULQIZE - Nuk besohet lehte se spitali lokal i Bulqizes nuk furnizohet normalisht me uje pasi ne kete rreth ka burime te bollshme ujore. Mjeket dhe pacientet e spitalit thone se nuk ka uje te pakten gjysmen e dites. shte e pafalshme dhe e padurueshme te mungoje uji kur dihet se spitali ka nevoje per uje 24 ore. Jemi ankuar ne drejtorine e spitalit dhe ata nuk japin sqarime per shqetesimet e krijuara. Thone se i kane kerkuar ujesjellesit te marre masa qe spitali te kete uje pa nderprerje por nuk sqarojne kur do te zgjidhet ky shqetesim i madh. Kushtet higjieno-sanitare nuk mund te plotesohen duke pasur uje vetem ne gjysmen e dites thane paciente te shtruar ne spital. Ne veren e ketij viti drejtoria e spitalit Bulqize i kerkoi Ujesjellesit ta zgjidhte kete problem por si zgjidhje mori porosi te montoje depozita te medha uji prane spitalit per te pasur rezerva per oret kur ai mungon. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›