E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Abuzimet në emër të Kanunit! Bozheku: Besa lindi nga të pabesët, kemi prirje drejt dhunës!

Shumë grupe kriminale në vendin tonë pas kryerjes së vrasjeve justifikohen me Kanunin, por në shumë raste ata abuzojnë. Sipas avokates Enida Bozheku, kodi penal i ndëshkon ata që keqpërdorin Kanunin me dënime maksimale deri të përjetshëm. Ajo sqaroi në “360 Gradë” se Kanuni ishte një kod zakonor që rregullonte marrëdhëniet e shqiptarëve, ndërsa besa është fenomen shqiptar që lindi nga të pabesët. Kriminelët, shton Bozheku, përdorin Kanunin si justifikim për të vazhduar marrjen e gjakut.

Ndërkaq psikologia Aurela Agalliu sqaroi se prirja e shqiptarëve për të qenë të dhunshëm vjen nga kultura e trashëguar brez pas brezi dhe se ndër vite i ndiqet modeli i të fortit duke e hiperbolizuar. Sokolaj e mbështet këtë argument dhe thotë se fatkeqësisht modeli i të fortit mbizotëron jo vetëm në shoqëri, por dhe në familje.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›