E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Saranda destinacion i dashur festash, Rama ndan pamjet


TIRANË, 2 janar/ATSH/ Ditët me diell të këtij ndërrimi vitesh kanë tërhequr jo vetëm qytetarë të Sarandës, por edhe pushues të shumtë të shijojnë shëtitjet buzë detit Jon, përgjatë shëtitores.

Plazhet e kristalta të detit Jon dhe trashëgimia e pasur kulturore e bën Sarandën një zgjedhje të parë për shumë të huaj dhe vendas, edhe në festat e ndërrimit të viteve.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të qytetarëve të shumtë që kanë sfiduar stinën dhe janë zhytur në këto ujëra.

“Kështu ka nisur 2025 në Sarandën e bregdetit, tashmë dhe një destinacion i dashur festash”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Saranda, “perla” e jugut në 2023-shin u vlerësua si një prej 20 destiancioneve më të mira të dimrit në Europë nga revista Forbes. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›