Abuzimi, 3,8 miliarde leke
Rozeta Rapushi
Vetem ne nente muaj, administrata shteterore ka shkaktuar nje dem ekonomik prej 3,8 miliarde lekesh. Para qe jane shperdoruar sipas kreut te Auditit te Brendshem ne Ministrine e Financave, Pajtim Shehu, ne paga, shperblime, udhetime e dieta. Ne nje raportim para Komisionit te Sigurise, Shehu tha hapur se demi ekonomik ka ardhur se sistemi i kontrollit te brendshem financiar publik, funksionon me mangesi. Shuma me e madhe e demit ekonomik, rreth 2,2 miliarde leke, jane shkaktuar nga evazioni fiskal, fenomen ky qe qeveria eshte zotuar ta luftoje rrenjesisht. Ndersa 1,2 miliarde leke te tjera deme kane ardhur nga shkelja e disiplines financiare, qe eshte bere nga nepunesit.