E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimi me bukën, ankohen prodhuesit

Para një jave një kg miell shitej me 42 lekë dhe tani me 54 lekë. Pronarët e furrave shprehen për një rritje me hapa galopante të cmimit të miellit, ndërkohë që gjendja në kryeqytet e shitjes së bukës është një kaos i vërtetë.

Disa furra shesin të njëjtën bukë me të njëjtën gramaurë, por me cmim të ndryshëm.

Një tjetër problem i konstatuar është mashtrimi me faturën, ku cmimi i deklaruar është edhe më i ulët se reali, duke prodhuar kështu evazion fiskal.

Për këtë fakt pronarët e furrave të bukës shprehen jashtë kameras, duke iu trembur ndëshkimit. Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka si objekt studimin e tregut, ka nisur monitorimin e situatës në treg.

Komisioneri Koco Broka është shprehur se menjëherë pas këtij monitorimi do të merren masa në raste abuzimi.

“Aktualisht furrat janë viktima. Nga furrat po vijnë shqetësime se cmimi po rritet në mënyrë galopante. Prandaj monitorimi i faturave të miellit është një nga prioritetet tona kryesore. Sa ka faturuar fabrika e mjellit tek prodhuesit e bukës”, ka deklaruar Broka.

Duke qenë se situata vazhdon të jetë e njëjtë dhe pa zgjidhje, disa pronarë furrash, të cilët nuk e kanë ndryshuar cmimin e shitjes së bukës, shprehen se nëse rritja e cmimit të miellit vazhdon me këtë ritëm, atëherë edhe ata do ta ngrenë cmimin e bukës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›