Abuzimi me detyrën, arrestohen tre zyrtarë në Tiranë
Tiranë, 1 Qershor 2010 NOA - Nga Departamenti i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ditën e sotme, u finalizua operacioni policor i koduar Bojaxhiu në kuadër të të cilit u bë i mundur arrestimi i tre zyrtarëve të dyshuar për abuzim me detyrën.
Të arrestuarit janë Virgjil Joti, me detyrë Kryeinpesktor pranë Inspektoriatit Qendror Teknik të Karburanteve, Luan Qato, Inspektor pranë Inspektoriatit Qendror Teknik të Karburanteve dhe Kastriot Llakaj, Inspektor pranë Inspektoriatit Qendror Teknik të Karburanteve.
Këta persona janë arrestuar në flagrancë, pasi i kanë marrë një grosisti karburantesh shumën prej 20.000 dollarë, në këmbim të dhënies së lejes së kryerjes së kontrollit teknik e zhdoganimit të një anije me karburant, - i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare policore.
Nga hetimet e kryera nga Departamenti i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka rezultuar se tre zyrtarët për një periudhë prej 8 muajsh në vazhdimësi i kanë kërkuar këtij biznesmeni shumën 10.000 dollarë për çdo anije të zhdoganuar, duke përfituar në mënyrë të paligjshme në total shumën prej 100.000 dollarë.
Konkludimi me sukses i këtij operacioni u realizua pas një hetimi mjaft profesional të strukturave të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë, duke përdorur dhe metodat speciale të hetimit, - i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Materialet procedurale në ngarkim të Virgjil Joti, Luan Qato dhe Kastriot Llakaj do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë nën akuzën e kryerjes së veprës penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")